Lidhje

Poloniumi dhe pasojat;Cigaret sot me nivel më të lartë nikotine; Shikimi dhe perceptimi


Poloniumi dhe pasojat

Ish agjenti rus Litvinenko vdiq para pak ditësh në Londër, por burimet e një laboratori britanik thonë se nga elementi radioaktiv Poloniumi-210, qe shkaktoi vdekjen e tij, ndodhen te prekur edhe tre persona te tjere.

Poloniumi është një element që nuk zhduket lehtë. Në fakt policia britanike gjeti gjurmë të tij në çdo vend apo objekt ku kishte qëndruar ish-agjenti rus; hotel, restorant e shtëpi, para se ai të shtrohej ne spital.

Gjithashtu, të gjithe ata që kanë qënë në kontakt me Litvinenkon janë thirrur për analiza. Shumë dyshime jane krijuar nëse vdekja e ish agjentit rus ishte e rastësishme apo e qëllimshme. Por një gje duket qartë se kushdo që e kreu atë, duhej të kishte qënë ekspert dhe me kontakte në nivele të larta.

Gaia Vince e revistes New Scientist, thotë se Poloniumi mund të prodhohet vetëm në laborator bërthamor ku ai bombardohet me neutrone. Duket se prodhimi i tij nuk eshte i thjeshtë. Për këtë duhen njohuri e kërkohen mjete.

Poloniumi-210 shkakton një vdekje të ngadalëshme, nëse njeriu bie në kontakt me te. Doktor Roger Koks është ekspert për materialet radioaktive. Ai thotë se Polonium 210 hyn në organizëm në mënyra të ndryshme; nëpërmjet inxheksionit, ushqimit, frymëmarrjes ose nëpërmjet nje plage të hapur kur bie në kontakt me të. Pastaj ai përhapet me shpejtësi në trup, duke zënë vend në thuajse të gjitha organet. Shenjat e prekjes nga Poloniumi 210 janë të ngjashme me ato kur një njeri preket nga rrezatimi, në formë djegiesh në lëkurë.

Poloniumi u zbulua në vitin 1897 nga shkencëtarët Mari e Pierr Kuri. Mari Kuri vendosi ta quaj elementin e ri, Polonium, për nder të atdheut të prejardhjes së saj, Poloni. Ky emertim ngjalli reagime të ashpra në atë kohë, pasi Polonia ndodhej nën kontrollin rus, prusian e austriak. Atëhere askush nuk e kishte parashikuar, se jo vetëm emri, por edhe përdorimi i Poloniumit do të bëhej një ditë shkak për reagime të tjera, si keto qe jane shkaktuar nga vdekja e ish agjentit rus. Para se te vdiste, Aleksander Litvinenko akuzoi Kremlinin për helmimin e tij, akuzë që Moska e ka hedhur poshtë.

Cigaret sot me nivel më të lartë nikotine

Per vite me radhe, firmat e duhan-cigareve kane kane shpenzuar shuma të mëdha për reklama televizive që u bëjnë thirrje njerëzve për t’a lënë duhanin dhe të rinjëve që të mos e fillojnë atë.

Por ne raportin e koheve të fundit të lëshuar nga agjencia e shendetit publik prane shtetit Masaçusets thuhet se ndërsa reklamat kunder duhanit vazhdojnë po kështu vazhdon të rritet edhe niveli i nikotinës në cigare. Sipas raportit, nga viti 1998 deri ne vitin 2004, niveli i nikotinës në cigare ështe rritur 10 perqind.

Profesor Stanton Glantz thote se të dhënat e studimit janë tepër shqetesuese. Personat që pinë cigare me duhan të butë shpresojnë t'a pakesojnë sasinë e nikotinës që thithin në mushkëri. Por studimi tregoi se sasia e nikotinës ishte e njejtë në të gjitha llojet e cigareve përfshi ato aromatike, të buta, ose shumë të buta.

Profesor Stanton Glantz thotë se kjo tregon se cigarja mund të fillohet lehte por është shumë veshtire për ta lene atë. Gjatë studimit, ekspertët vunë re se të rinjte parapëlqejnë më tepër cigaret Marlboro, Newport dhe Camel, por këto janë edhe llojet e cigareve që sot përmbajnë më shumë nikotinë krahasuar me pak vjet me parë. Ndërsa nikotina në llojin e cigareve Cool ështe rritur 20 përqind. Studimi vetëm konstaton shtimin e nivelit të nikotinës por nuk shpjegon përse ky nivel është është rritur.

Shikimi dhe perceptimi

Në një mbrëmje, ku të rinj e të reja mbidhen për t’u njohur ata kanë vetëm pak minuta për të zgjedhur kush mund të jetë i përshtatshëm si shok a shoqe. Gjuha trupore, gjestet, mund të thonë shumë. Por ato edhe mund të moskuptohen ose të kuptohen gabim. Për shembull si mund t’a dallosh ngërdheshjen nga buzëqeshja.

Psikologu David Duning pranë universitetit Kornell, thotë se dihet që deshira për diçka afekton edhe menyren se si ne e shohim atë. Nga të dhënat e jetës së përditëshme dhe në laborator, jane nxjerë përfundimet se njerëzit mendojnë atë që duan të mendojnë dhe jo atë që duhet. Doktor Duning thote se pas eksperimenteve është arritur në përfundimin se perceptimi mund të ndikohet nga gjera që nuk shihen apo nuk ekzistojnë, dhe në disa raste njerëzit kthehen nga të tjeret për t’u siguruar nese edhe ata shohin të njëjtën gjë ose jo. Me këtë tezë, shkencetaret sikur mbeshtesin thënien e vjeter se bukuria e një objekti apo një personi është në sytë e atij që e shikon atë.

XS
SM
MD
LG