Lidhje

Misioni në Afganistan mbizotëron takimin e Rigës


Aleanca e Natos premtoi të vazhdojë misionin e saj në Afganistan, megjithë praninë e rigjallëruar të talebanëve dhe forcave të al-Kaidës dhe një mosmarrëveshje midis vendeve anëtare për mënyrën se si dhe ku do të dislokohen trupat.

Aleanca publikoi sot një deklaratë, në përfundim të takimit dyditor të nivelit të lartë në Rigë. Udhëheqësit e 26 vendeve anëtare të NATO-s premtuan forca, burime dhe fleksibilitet për të siguruar suksesin e misionit.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jaap de Hoop Shcheffer tha se disa vende ranë dakort të heqin kufizimet në përdorimin e forcave të tyre për t’u dislokuar në Afganistan, një vend me shumicë myslimane. Shumë vende kanë rënë tani dakort të dislokojnë trupa në jug të vendit, në rast të ndonjë emergjence.

Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia u kishin rezistuar thirrjeve për të dërguar trupat e tyre në jugun e dominuar nga talebanët. Takimi i Riges u mbyll me premtimin për mbështetjen e vendeve të reja që aspirojnë të anëtarësohen në NATO.

XS
SM
MD
LG