Lidhje

Kompania amerikane që ndërtoi Bondstillin paguan 8 milion dollarë për të zgjidhur akuzat për mashtrime


Zyrtarët amerikanë thonë se një kompani e rëndësishme kontraktore amerikane ka rënë dakort të paguajë 8 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat për mashtrime të para më shumë se 6 vjetëve.

Departamenti i Drejtësisë thotë se ka arritur një marrëveshje me kompaninë Kellogg Brown and Root. Ajo ishte kontraktuar për të ndihmuar në ndërtimin e një kampi ushtarak në Kosovë në vitin 1999. Zyrtarët amerikanë hetuan akuzat se firma e kishte faturuar dy herë qeverinë dhe kishte furnizuar mallra të papërdorshme.

Agjencia e lajmeve Associated Press citoi një zëdhënëse të kompanisë që kishte thënë se zyrtarët i kishin mbyllur hetimet pa dorëzimin e një padie për mashtrim.

Kampi ushtarak në Kosovë u ndërtua në ndihmë të pranisë së NATO-s në këtë territor të administruar nga Kombet e Bashkuara. Kompania Kellogg Brown and Root është degë e korporatës amerikane Halliburton, e cila është akuzuar të ketë kërkuar më shumë para nga Pentagonin se duhet për kontratat ushtarake në Irak. //rd//

XS
SM
MD
LG