Lidhje

Bugajski: Shpejt a vonë kam besimin se Kosova do të bëhet e pavarur...

  • Intervistoi: Konda

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku shkon sot ne Rusi, në përpjekje për ta bindur aleaten tradicionale të Serbisë ta zbuse qendrimin e saj kunder pavarësisë e Kosovës. Zoti Çeku pritet të takohet me zëvendës ministrin e jashtëm rus Vladimir Titov dhe me disa ligjvënës rusë. Lidhur me viziten e zotit Çeku ne Rusi, i morëm një intervistë analistit të çështjeve të Ballkanit, Janush Bugajski. Zoti Bugajski tha se nuk ka besim që vizita e zotit Çeku do t'ia ndryshojë pikëpamjen rusëve lidhur me të ardhmen e Kosovës, por ai ai shprehu besimin se Kosova do të bëhet e pavarur:

Zëri i Amerikës: Zoti Bugajski, çfarë roli mendoni se do të ketë faktori rus në zgjidhjen e statusit të Kosovës?

Janush Bugajski: Do ta këshilloja pikësëpari zotin Çeku të mos hajë sushi me presidentin Putin. Së dyti, është diçka e mirë që ai po shkon në Moskë, se në këtë mënyrë ai po u paraqet autoriteteve ruse qëndrimin e qeverisë së tij, përfaqësuese e shumicës së popullsisë së Kosovës, për statusin e ardhshëm të territorit të saj. Nuk kam besim që vizita e tij do t’ia ndryshojë pikëpamjen rusëve lidhur me të ardhmen e Kosovës. Në anën tjetër, kjo vizitë është e rëndësishme në planin diplomatik sepse shpejt a vonë, unë kam besimin se Kosova do të bëhet e pavarur, dhe ajo gjithashtu do që të bëhet një shtet sovran, i cili do të njihet nga të gjitha vendet e botës, përfshi edhe Rusinë. Prandaj, kjo mund të jetë një mënyrë për t’ju drejtuar rusëve, por nuk pres ndonjë rezultat të shpejtë, apo ndonjë të re në diskutimet me Rusinë, apo që Rusia të fillojë papritur të mbështesë pavarësinë e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Po vende të tjera të Këshillit të Sigurimit, dihet pak a shumë qëndrimi i tyre?

Janush Bugajski: Mendoj se fillimisht, në se do të miratohej një rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit, duhet të anulohet rezoluta e mëparshme, të zëvendësohej ajo, gjë që do ta lejonte Kosovën të bënte përpara drejt statusit të saj përfundimtar. Nuk mendoj që vendet e tjera do ta kundërshtonin këtë, vendet e tjera nuk po luajnë të njëjtën kartë politike, Rusia do të përfitojë nga ky vendim, cilido qoftë ai, për politikat e veta ekspasioniste, por psh, Kina nuk ka të njëjtat plane, dhe sigurisht, që jo të gjitha vendet kanë të njëjtat plane. Sigurisht, që Franca, Britania, apo Shtetet e Bashkuara do ta mbështesinin atë, pra statusin e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Besohet gjerësisht se Kosova do të fitojë një lloj pavarësie, por mbeten akoma për t’u zgjidhur modalitetet e realizimit të saj. Sipas mendimit tuaj, cili do të ishte opsioni më i mirë për politikën afatgjatë në Ballkan?

Janush Bugajski: Opsioni më i mirë do të ishte që Grupi i Kontaktit dhe më pas Këshilli i i Sigurimit ta njihnin pavarësinë e Kosovës. Por kjo nuk besoj që do të mund të ndodhë, së pari për shkak të Rusisë; opsioni i dytë më i mirë, do të ishte që Këshilli i Sigurimit të bëjë një deklarim, apo një rezolutë neutrale, e cila do t’i hapte perspektivën Kosovës në rrugën drejt pavarësisë, dhe pastaj njohja nga vende të tjera, mes tyre disa vende të Këshillit të Sigurimit do të njihnin menjëherë, por për disa vende të tjera, mund të marrë një farë kohe...

XS
SM
MD
LG