Lidhje

Ultranacionalisti serb Sheshel vazhdon të jetë në spital për shkak të grevës së urisë


Udhëheqësi ultranacionalist serb Vojisllav Sheshel, i cili është duke u gjykuar në Hagë, vazhdon të jetë në spital për të dytën ditë, për shkak të grevës së urisë.

Gjykata tha sot se Vojisllav Shesheli 52 vjeç, nënshkroi një dokument para se të shtrohej në spital, ku ai refuzon çdo ndihmë mjekësore si dhe çdo përpjekje për ta ushqyer me forcë. Zyrtarët thonë se gjendja e tij është serioze.

Ai po gjykohet për krime kundër kroatëve, myslimanëve dhe banorëve të tjerë jo serbë, nga forcat speciale nën komandën e tij gjatë konfliktit ballkanik. Të hënën Shesheli nuk pranoi të dilte para gjykatës, duke thënë se nuk e njeh legjitimitetin e saj.

Ai e filloi grevën e urisë për të kërkuar që t’i njihet e drejta të vetë-mbrohet, t’i zgjedhë vetë avokatët mbrojtës dhe të ketë të drejtë të pakufizuar për t’u takuar me bashkëshorten.

XS
SM
MD
LG