Lidhje

SHBA: Ndryshojnë pyetjet për provimin e shtetësisë


Zyrtarët amerikanë të imigracionit thonë se do të fillojnë të venë në zbatim pyetjet e reja të natyralizimit, që synojnë të nxisin njohuritë për edukimin civil dhe patriotizmin tek ata që duan të bëhen shtetas amerikanë.

Zyrtarët thonë se ndryshimet do të zgjidhin problemet me provimin e tanishëm të natyralizimit, për të cilin shumë njerëz thonë se kërkon mësimin përmendësh të përgjigjeve dhe nuk ka një sistem standart të pikëve. Ata thonë se të 144 pyetjet do të përfshihen në një program-pilot në 10 qytete gjatë vitit të ardhshëm. Në se programi del me sukses, pyetjet do të përdoren gjatë provimit që në fillim të vitit 2008.

Disa mbrojtës të imigracionit kanë shprehur shqetësim se ndryshimet do ta vështirësojnë më shumë provimin.

Një nga pyetjet e reja është se përse Shtetet e Bashkuara kanë tre degë qeverisjeje. Në provimin e tanishëm aplikantëve u kërkohet thjesht të përmendin emrin e tre degëve.

XS
SM
MD
LG