Lidhje

Papa Benedikti kthehet në Romë pas vizitës në Turqi


Papa Benedikti u kthye në Romë pas vizitës katër ditore në Turqi, e para vizitë e tij si papë në një vend mysliman. Para se të nisej nga Stambolli, Papa shprehu përsëri shpresën për t’i dhënë fund ndarjes midis së krishterëve. Komentet e tij u bënë në një meshë për komunitetin e vogël katolik të qytetit. Ai theksoi se kisha nuk dëshiron t’i imponojë askujt asgjë dhe kërkon që njerëzit të jetojnë të lirë.

Dje, Papa Benedikt dhe udhëheqësi shpritëror i të krishterëve ortodoksë, Patriarku Ekumenik Bartolomeu, mbajtën shërbesa lutjesh në kishtën e Shën Gjergjit në Stamboll. Të dy udhëheqësit premtuan të vazhdojnë përpjekjet drejt bashkimit të të krishterëve.

Papa Benedikt ofroi gjithashtu mesazhe ripajtimi me myslimanët gjatë udhëtimit të tij, përfshi një vizitë në xhaminë e famshme Blu të Stambollit. Ai mori pjesë bashkë me myftiun e madh të qytetit, Mustafa Kagriçi, në faljet e djeshme në këtë xhami të shekullit të 17-të. //az//

XS
SM
MD
LG