Lidhje

Xhimi Karter: Bota duhet të angazhohet seriozisht në Irak


Ish presidenti amerikan, Jimmy Carter, thotë se organizimi i një konference mbarëbotërore për angazhimin e komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar Irakun të kapërcejë efektet e luftës do të ndimonte popullin irakian të ndjehej më i sigurt. Korrspondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh intervitoi ish presidenitn amerikan, ndërsa korrespondenti ynë Sean Maroney përgatiti materialin në vazhdim.

Zoti Carter bën thirrje për një konferencë ndërkombëtare mes Shteteve të Bashkuara, vendeve evropiane, vendeve kufitare me Irakun, si dhe vendeve të tjera për të diskutuar gjendjen e tanishme atje. Ai thotë se bota duhet të angazhohet seriozisht në Irak.

“... që sëbashku t’i thotë popullit irakian se bota është e interesuar në të ardhmen e tij. Ne duam që dëmet që u janë shkaktuar si rezultat i luftës të riparohen. Ne duam që ju të keni ujë të pijshëm dhe dritë në shtëpitë tuaja. Ne duam që shkollat tuaja të rihapen. Ne do t’ju ndihmojmë në rindërtimin e vendit”.

Zoti Carter thotë se konferenca duhet ta garantojë gjithashtu popullin irakian se komuniteti ndërkombërar do që Iraku ta ketë vetë nën kontroll gjendjen e sigurisë dhe të marrë vetë vendime për politikën dhe ekonominë e vendit, duke përfshirë edhe industrinë e naftës.

“Për mendimin tim, këto garanci nga vendet e ndryshme të botës, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, natyrisht, do të jenë rruga më e mirë drejt një jete më të mirë për popullin irakian”.

Zoti Carter i dha të enjten një intervistë Zëtit të Amerikës, ku tha se cila do të ishte rruga më e mirë për të riparuar dëmet që i janë shkaktuar Irakut nga lufta. Zyrtarët irakinë thonë se më shumë se një mijë e 800 civilë u vranë muajin e kaluar. Kjo është një rritje prej 40 përqindësh që nga muaji tetor. Kombet e Bashkuara lëshuan gjithashtu një raport, sipas të cilit dhuna sektare ishte shkaku kryesor i numrit të madh të vdekjeve.

Zoti Carter tha gjithashtu se Irani dhe Siria duhet të marrin pjesë në bisedimet për të ardhmen e Irakut.

“Kjo duhet të jetë edhe premisa e organizimit të kësaj konference dhe jo kushtet e vëna nga Shtetet e Bashkuara apo Irani për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vjetra apo parakushte për të marrë pjesë në bisedime”.

Sipas njoftimeve të medias amerikane, një komision dy partiak, që do të paraqesë raportin e tij të mërkurën, pritet të rekomandojë tërheqjen graduale të trupave amerikane dhe ndryshimin e misionit të forcave nga ai luftarak në operacione ndihme në rindërtimin e vendit.

Zoti Carter thotë se shpreson që rekomandimet e komisionit për politikën ndaj Irakut do të zbatohen.

Këshilltari për çështjet e sigurmit kombëtar amerikan, Stephen Hadley, u tha gazetarëve të enjten se Presidenti Bush ka të ngjarë të fillojë të bëjë ndryshime në politikën e Irakut “brenda disa javësh dhe jo muajsh”.

XS
SM
MD
LG