Lidhje

Përmirësohet gjendja shëndetësore e ekspertit italian të sigurimit, Mario Skaramella


Mjekë britanikë thonë se gjendja shëndetësore e një bashkëpunëtori italian të ish-agjentit rus Aleksandër Litvinienko, është përmirësuar pasi në trupin e tij u gjet material radioaktiv.

Më parë, zyrtarët thanë se në trupin e zotit Skaramella u gjetën gjurmë të elementit Polonium 210, i njëjti element që u gjet në trupin e agjentit rus pas vdekjes. Gjurmë të këtij elementi janë gjetur gjithashtu në organizmin e bashkëshortes së Litvinienkos.

Para se të vdiste muajin e kaluar, agjenti akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se kishte dhënë urdhër për vrasjen e tij. Moska i mohon këto akuza.

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Ivanos, është angazhuar për bashkëpunim të plotë në hetimet mbi vdekjen e Litvinienkos.

Ndërkohë, fluturimi i një avioni të linjës ajrore finlandeze Finnair u vonua për pak kohë në Moskë pasi zyrtarë thanë se ishte gjetur radioaktivitet në bord. Analizat e mëpastajme nuk gjetën gjurmë radioaktiviteti. //ze//

XS
SM
MD
LG