Lidhje

Beograd: Përkrahësit e nacionalistit Sheshel protestojnë para ambasadës amerikane


Rreth 10 mijë vetë u mblodhën sot para ambasadës amerikane në Beograd në shenjë përkrahjeje për udhëheqësin e burgosur nacionalist, Vojisllav Sheshel.

Protestuesit kritikuan Uashingtonin për mbështetjen e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, e cila po gjykon Sheshelin.

Gjykata e Hagës pezulloi gjyqin e udhëheqësit nacionalist, që ka hyrë në grevë urije prej 3 javësh. Gjykatësit vendosën dje ta shtynin gjyqin. Ata thanë se shëndeti i Sheshelit mund të vazhdojë të keqësohet, duke bërë që ai të mos jetë në gjendje t’i japë udhëzime avokatit të tij, i caktuar nga gjykata.

Shesheli është në gjyq për krimet e kryera nga grupet paraushtarake nën komandën e tij gjatë kofliktit të Ballkanit në vitet 1990.

XS
SM
MD
LG