Lidhje

Fidel Kastro nuk merr pjesë në një paradë ushtarake me rastin e 80 vjetorit të datëlindjes


Presidenti kuban Fidel Kastro nuk mori pjesë në një paradë të rrallë ushtarake që u zhvillua për nder të tij me rastin e 80 vjetorit të datëlindjes. Mos dalja e Kastros në publik ka shtuar spekulimet për gjendjen së tij shëndetësore.

Mijëra ushtarë kubanë marshuan sot në rrugët e Havanës, në paradën e parë ushtarake në Kubë në një dekadë. Festimet zhvillohen me vonesë pasi ditëlindja e Kastros ishte në gusht.

Përveç ditëlindjes së Kastros, këto festime shënojnë edhe datën kur Kastro dhe bashkë-luftëtarët e tij mbërritën në këtë ishull të Karaibeve për të filluar revolucionin komunist. Një varkë e ngjashme me atë që mbërriti Katrojaja në Kubë, ishte pjesë e paradës.

Festimet e sotme u kryesuan nga vëllai i vogël i Kastros, Rauli, i cili ka marrë rolin e Presidentit, ndërkohë që vëllai i tij merr veten nga një operacion i sistemit të tretjes. Raul Kastro u tha pjesëmarrësve se Kuba është e gatshme të negociojë mosmarrëveshjet e saj me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që diskutimi bazohet mbi barazinë, mos-ndërhyrjen dhe respektin e ndërsjellë. //ze//

XS
SM
MD
LG