Lidhje

Hamasi hedh poshtë kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit dhe kabinetit


Lëvizja palestineze Hamas në pushtet hodhi poshtë kërkesat e udhëheqësve rivalë palestinezë për dorëheqjen e kryeministrit Ismail Haniya dhe qeverisë së tij.

Kjo kërkesë u bë nga Organizata për Çlirimin e Palestinës, OÇP-së e udhëhequr nga Presidenti Mahmud Abaz dhe e mbizotëruar nga fraksioni rival me të, Fatah.

Zyrtarë të Hamasit akuzuan sot zotin Abaz se po përpiqet të përmbysë qeverinë e zgjedhur.

Zoit Abaz ka thirrur një mbledhje të OÇP-së pasi deklaroi dje se bisedimet disamujore me Hamasin për një qeveri të unitetit kombëtar kanë dështuar. Ai u takua sot me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, i cili tha se Hamasi nuk ka përfituar nga rasti për kijimin e një qeverie uniteti.

Hamas dhe Fatah janë mbërthyer në një luftë për pushtet qëkur Hamasi fitoi zgjedhjet palestineze në janar.

XS
SM
MD
LG