Lidhje

Presidenti Bush po shqyrton ndryshime të mundshme në strategjinë e Irakut


Këshilltari i Sigurimit Kombëtar i Shtëpisë së Bardhë, Stivën Hadlli, tha se presidenti Bush po shqyrton ndryshime të mundshme në strategjinë e Irakut, të propozuara nga Sekretari amerikan i Mbrojtes, Donald Rumsfeld.

Zoti Hadlli tha për rrjetin televiziv amerikan ABC se presidenti Bush është dakord me sekretarin Rumsfeld se gjërat në Irak nuk po përmirësohen sa duhet dhe disa ndryshime janë të nevojshme.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, mbështet një riorganizim të përgjithshëm në strategjinë e Shteteve të Bashkuara në Irak, bazuar në një memorandum që ai i dërgoi Shtëpitë së Bardhë vetëm dy ditë para se të jepte dorëheqjen. Pentagoni konfirmoi autenticitetin e memorandumit që u publikua dje në mediat amerikane.

Zoti Rumsfeld thotë se është e qartë se ajo që po bënin forcat amerikane në Irak nuk po funksiononte siç duhet dhe me shpejtësinë e duhur. Ai rendit një sërë ndryshimesh të mundëshme, pa përmendur se cili do të ishte varianti më i mirë.

Ndër këto variante janë pakësimi i numrit të forcave dhe bazave amerikane në Irak. Zoti Rumsfeld përmendi gjithashtu pezullimin e ndihmës për rindërtimin në zonat e trazuara të vendit. Memorandumi mban datën 6 nëntor, një ditë para zgjedhjeve në të cilat demokratët morrën kontrollin e Kongresit.

Zoti Rumsfeld do të qendrojë në detyrë deri sa Senati të konfirmojë pasardhësin e tij, Robert Gates. //ze//

XS
SM
MD
LG