Lidhje

Toleranca fetare në Turqi

  • Miguel Rivera

Kuzguncuk është një rajon i lashtë i Stambollit, i vetmi qytet i botës që shtrihet në dy kontinente, në Azi dhe në Evropë. Për qindra vjet ky qytet ka qënë banuar nga myslimanë, hebrenj dhe të krishterë; turq, armenë dhe grekë. Kuzguncuk shtrihet në pjesën aziatike të gjirit të Bosforit. Aty ndodhen një kishë, një xhami dhe një sinagogë pranë me njëra-tjetrën. Prifti i kishës ortodokse armene, përdor një çelës të vitit 1835 për të hapur dyert e një bote të krishterë brenda asaj myslimane. Prifti është një nga të paktët që vjen nga pjesa tjetër e Stambollit për t’u shërbyer besimtarëve. Dhe kur ai thotë besimtarë, u referohet hebrenjëve, myslimanëve dhe të krishterëve, të cilët hyjnë në këtë vend të shenjtë për t’u falur.

"Nuk ka dallim midis nesh. Myslimanët vijnë këtu dhe ndezin qirinj. Po, myslimanët vijnë për t’u lutur. Zoti është i njëjtë për të gjithë dhe ndryshojnë veç rrugët për të shkuar tek ai".

Udhëheqësi i kishës, Mehmet Biraz, thotë se bashkëpunimi në çdo nivel është jetik për të shuar negativizmin fetar që ai vëren në politikë. Ai thotë se lidhjet me njëri-tjetrin janë ende të forta.

"Kemi marrëdhënie të mira me fqinjët tanë. Ne bëjmë pazar në këtë zonë pasi duam që tretëtarët lokalë të përfitojnë nga tregëtia jonë. Në botën politike duket sikur fetë kanë probleme me njëra tjetërn. Por në nivelin e njerëzve, ne nuk kemi probleme mes nesh".

Është një ditë e freskët, pas shiut dhe besimtarët turq presin ardhjen e Imamit për të drejtuar faljet e tyre të mesditës dhe përgatiten të falen me larjen rituale. Toka e xhamisë është dhuratë e Kishës Ortodokse Armene.

Për qindra vjet, Perandoria Otomane nxiti tolerancën fetare. Themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Kemal i njohur si Ataturku, nuk pranoi ta lidhte qeverinë e tij të re me fenë Islamike, madje ai ndaloi edhe përdorimin e rrobave tradicionale, duke lejuar ato të Perëndimit. Toleranca fetare ishte njëkohësisht politikë e qeverisë së tij.

"Ne kemi marrëdhënie të mira me fqinjët tanë armenë dhe grekë. Ata vijnë në funeralet tona dhe ne shkojmë tek të tyret. Kisha armene është më e vjetër sesa e jona. Republika e re e Ataturkut i hapi dyer për të gjitha fetë. Mund të vini në shtëpitë tona. I rëndësishëm është besimi është dhe jo feja se kujt i përkasim".

Imam Ajdin Vatan ka drejtuar faljet në xhaminë Kuzguncuk për vite me radhë.

"Ne jemi shumë të lidhur me njëri tjetrin, si mishi me thuan. Të gjithë së bashku. Askush nuk mund të na ndajë ne, të krishterë, hebrenj apo turq".

Në Turqi jetojnë më shumë se 22 mijë hebrenj. Shumica e tyre në Stamboll. Pati një fluks në Perandorinë Otomane gjatë viteve të fundit të shekullit të 15-të, pasi hebrenjtë dhe myslimanët u përzunë nga Spanja gjatë mbretërimit së Ferdinandit dhe Isabelës.

Hebrenjtë, nga ana e tyre, mbanin pozicione të larta në qeverinë e Sulltanit. Rabiu Cenk Misraji është udhëheqës i lartë i hebrenjve në Turqinë aziatike.

"Nga momenti i ardhjes sonë këtu më shumë se 500 vjet të shkuara, ka patur një tolerancë të madhe fetare në Turqi. Kemi qënë në gjendje të ushtronim fenë tonë dhe të hapnim sinagogat tona ku të donim. Ishim të lirë të ndiqnim traditat tona dhe të praktikonim zakonet hebraike", - thotë Rabiu.

Por ka patur disa përjashtime të theksuara në tolerancën e përgjithshme që karakterizon shoqërinë turke. Armenët e krishterë thonë se ata ishin viktima të gjenocidit otoman në vitin 1915, kur u vranë me mijëra prej tyre. Turqit i mohojnë këto akuza. Po ashtu, turqit dhe kurdët, që janë myslimanë, janë përleshur me njëri tjetrin për vite me radhë në ato pjesë të vendit ku sot jetojnë kurdët. Ka patur gjithashtu sulme terroriste kundër hebrenjve, më i fundit ai i vitit 2003. //ze//

XS
SM
MD
LG