Lidhje

Lavrov: Helmimi i Litvinenkos po dëmton marrëdhëniet Rusi-Britani


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se çështja e debatueshme mbi helmimin që shkaktoi vdekjen muajin e kaluar të ish-agjentit rus Alexander Litvinenko po i dëmton marrëdhëniet e vendit të tij me Britaninë.

Zoti Lavrov u tha sot gazetarëve se është e papranueshme për zyrtarët që të bëjnë spekullime dhe të politizojnë vdekjen e ish-agjentit. Ai i bëri këto komente në Bruksel, ku po merr pjesë në një takim të OSBE-së.

Po në Bruksel, Sekretari i Brendshëm britanik, John Reid, tha se policia britanike u nis për në Moskë për të bërë hetime rreth vdekjes së Litvinenkos.

Ai u tha gazetarëve në kuadrin e një takimi të ministrave evropianë të drejtësisë dhe atyre të brendshëm se një ekip prej 9 nëpunësish të policisë do të intervistojnë dëshmitarët, të cilët kishin folur me Litvinenkon para se ai të vdiste.

Ndërkohë, një avokate e ish oficerit të sigurimit rus, Mihail Trepashkin, tha se oficeri i burgosur ka të dhëna të rëndësishme lidhur me rastin e helmimit. Ai tha se klienti i tij është i gatshëm të flasë me autoritetet ruse. //ze//

XS
SM
MD
LG