Lidhje

Tiranë: Pozita dhe opozita shkëmbejnë akuza rreth procesit zgjedhor


Forcat politike në Tiranë po shkëmbejnë akuza për zvarritjen e procesit zgjedhor. Socialistët e opozitës nuk u paraqitën sot në seancën parlamentare të mbrëmjes kur pritej të miratohej një paketë ndryshimesh ligjore për reformën zgjedhore.

Kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun socialist Edi Rama për pengesat në reformë. Ai akuzoi gjithashtu forcat e majta se kanë zvarritur qëllimisht reformën zgjedhore.

Nga ana e tij, gjatë një konference shtypi, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, hodhi poshtë si të pavërteta akuzat e kryeministrit Sali Berisha për vonesa të qëllimshme të socialistëve në reformën zgjedhore. Ai tha se kryeministri duket qartë se e ka humbur qetësinë dhe po përpiqet të tensionojë artificialisht situatën politike.

Zoti Rama tha gjithashtu se kryeministri po përpiqet të sjellë në jetën politike të Shqipërisë tensione dhe acarime të ngjashme me ato të ditëve të fundit dhe në këto kushte, shtoi ai, është e vështirë të mbahen zgjedhje të lira e të drejta. Zoti Rama tha se “këtu është në lojë e ardhmja evropiane e Shqipërisë” dhe jo thjeshtë një raund i zakonshëm zgjedhor.

Të shtunën presidenti Alfred Moisiu dekretoi datën e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 20 janar. //ze//

XS
SM
MD
LG