Lidhje

Rusia thotë se do të përdorë veton për çështjen e Kosovës


Ambasadori i Rusisë në Serbi tha se vendi i tij është i gatshëm të përdorë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të bllokuar çdo vendim rreth së ardhmes së Kosovës nëse të dyja palët nuk arrijnë marrëveshje. Ambasadori Aleksander Aleksejev i tha televizionit të pavbarur të Serbisë B92 se zgjidhja duhet të jetë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Nderkaq, socialistët në Serbi zgjodhën zotin Ivica Daçiç si udhëheqësin e tyre të ri në vend të Slloboan Millosheviçit, i cili vdiq në muajin mars gjatë kohës që gjykohej për krime lufte në Hagë.

Kongesi i Socialistëve i mbledhur në Beograd miratoi edhe një rezolutë ku lavdërohej ish udhëheqësi jugosllav për ato që i quante “përpjekje historike për të mbrojtur popullin serb” gjatë konflikteve të viteve 90 në ish Jugosllavi si dhe zotohej të vazhdonte këto përpjekje.

Socialistët, dikur partia më e madhe e Serbisë, filluan të humbasin gjithnjë e më tepër mbështetje elektorale pas rënies së Millosheviçit në vitin 2000. Më pas, autoritetet serbe e ekstraduan Millosheviçin në Hagë, ku ai vdiq nga zemra.

Duke folur para delegatëve, Daçiç bëri thirrje për përdorimin e të gjitha mjeteve të nevojshme, përfshirë luftën, për të garantuar se Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë.

XS
SM
MD
LG