Lidhje

Deklaratë e Gjeneralit Xhorxh Kejsi dhe ambasadorit Zalmai Kalilzad


Zyrtarë të lartë amerikanë në Irak po u bëjnë thirrje irakianëve të mos angazhohen në dhunën sektare në vend.

Në një deklaratë sot, Gjenerali Xhorxh Kejsi dhe ambasadori Zalmay Kalilzad dënuan sulmet e fundit me makina-bombë si dhe vrasjet hakmarrëse në Bagdat. Deklarata u bënte thirrje irakianëve të mos kundërpërgjigjeshin dhe të mos shndërroheshin në vegla të atyre që përpiqen të shkatërrojnë vendin.

Në aktet e fundit me dhunë, një gazetar irakian u vra pranë shtëpisë së tij në Bagdatin.

Po sot, ushtria amerikane tha se 4 marinsa humbën jetën kur një helikopter ushtarak bëri një zbritje urgjente mbi ujë në Irakun perëndimor.

Një deklaratë ushtarake theksonte se incidenti në provincën Anbar nuk duket se ishte rezultat i operacioneve të armikut.

Ndërkohë, trupat amerikane rrethuan qytetin Sinijah në veri pasi kryengritësit i shtuan sulmet. Ushtria amerikane njoftoi se po lejon aty vetëm furnizime ushqimore dhe artikuj të tjerë të domosdoshëm.

Sot në Uashington, Presidenti Bush do të takohet me një udhëheqës shiit me ndikim për bisedime mbi qetësimin e dhunës sektare në Irak. //ze//

XS
SM
MD
LG