Lidhje

Serbia paralajmeron OSBE-në se nuk do të pranojë një Kosovë të pavarur


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviç u tha përfaqësuesve të OSBE-së se Beogradi nuk do të pranojë që Kosova të bëhet "një shtet i dytë shqiptar" në Ballkan.

Zoti Drashkoviç tha sot në Bruksel se Beogradi nuk do ta pranojë pavarësinë për Kosovën. Ai u ankua se zgjidhjet e propozuara për krizën në Kosovë deri tani nuk i kanë përfillur interesat e Serbisë. I dërguari i Kombeve të Bashkuara pritet që në muajin janar të shpallë propozimin e tij për statusin e Kosovës.

Ambasadorët e OSBE-së shtynë gjithashtu për vitin tjetër edhe një vendim për të mbështetur ose jo kandidaturën e Kazakistanit për të kryesuar OSBE-në në vitin 2009. Kandidatura mbështetet nga Moska.

XS
SM
MD
LG