Lidhje

Kryeministri irakian bën thirrje për një konferencë të pajtimit kombëtar


Kryeministri irakian Nuri Al Maliki bëri thirrje për një konferencë të pajtimit kombëtar, për të diskutuar lidhur me krizën politike dhe atë të sigurisë në vend.

Zoti Maliki tha se qeveria e tij do të dërgojë gjithashtu përfaqësuesit e saj në vendet fqinje për t’u kërkuar të ndihmojnë në stabilizimin e Irakut. Shtëpia e Bardhë iu përgjigj njoftimit duke e quajtur një ide të mirë që Iraku t’u shtrijë dorën fqinjëve.

Ndërkohë, zyrtarët ushtarakë amerikanë në Bagdat thanë se shpresojnë që i gjithë vendi të jetë nën kontrollin e forcave irakiane deri nga mesi i vitit 2007. Gjeneral-majori William Caldwell tha se Presidenti Bush dhe kryeministri Maliki kishin rënë dakord për një kalendar të shpejtuar veprimesh gjatë takimit të tyre në Jordani.

Sot në Bagdat, zyrtarë të sigurisë thanë se nga një shpërthim me makinë bombë u vranë të paktën 15 vetë. Po ashtu, militantët kryen një sulm ndaj një autobusi me punonjës të një xhamie shiite, ku u vranë të paktën 14 vetë. //rd//

XS
SM
MD
LG