Lidhje

Bullgaria miraton ligjin për hapjen e dosjeve


Parlamenti i Bullgarisë miratoi një ligj që parashikon hapjen e shumicës së dosjeve të fshehta të ish regjimit komunist. Ligji i ri lejon publikimin e emrave të të gjithë agjentëve që kanë punuar për shërbimin e fshehtë para rënies së komunizmit në vitin 1989. Por po ashtu, ligji mbron fshehtësinë e emrave të atyre agjentëve që u mbajtën në punë dhe që patën poste të larta më pas, në shërbimin sekret të vendit.

Ligji nuk parashikon masa ndëshkimore për ta. Kritikët thonë se disa ndryshisme që iu bënë ligjit për të ruajtur sekretin për një kategori informacionesh, do të fshehin të kaluarën e politikanëve të tanishëm si dhe do të lënë në errësirë të kaluarën e Bullgarisë.

Qeveria thotë se ndryshimet ishin të nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe për të mbrojtur jetën e agjentëve. Historianët shpresojnë se hapja e arkivave të reja do të hedhë dritë mbi përpjekjet e vitit 1981 për të vrarë Papa Gjon Palin dhe mbi vrasjen në Londër, në vitin 1978, të disidentit bullgar Georgi Markov.//lk

XS
SM
MD
LG