Lidhje

Gjeneral Cradok merr komandën supreme të NATO-s


Gjenerali i ushtrisë amerikane, Bantz Craddock, mori komandën e forcave të Natos në Evropë, duke i zënë vendin gjeneralit të Marinës James Jones, si komandant suprem i Aleancës.

Ceremonia e ndryshimit të komandës u zhvillua sot në Mons të Belgjikës ku ka selinë shtabi i NATO-s, rreth 60 kilometra në jug të Brukselit.

Gjenerali Craddock do të jetë komandant i të gjitha forcave të Aleancës në Evropë dhe i të paktën 49 mijë trupave të NATO-s në Afganistan dhe në Ballkan.

Historikisht komandanti suprem i NATO-s ka qenë gjithmonë një ushtarak amerikan, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm civil i Aleancës zgjidhjet nga përfaqësues të vendeve evropiane.

Gjenerali Craddock ka kryesuar më parë komandën jugore amerikane në Majemi. Detyrat e tij përfshinin mbikqyrjen e operacioneve në qendrën e paraburgimit të Guantanamos në Kubë.

Gjenerali Jones do të dalë në pension pas një karriere 40-vjeçare në Korpusin e Marinsave.//ii

XS
SM
MD
LG