Lidhje

Shkencëtarët: Në Mars herë pas here shfaqet prania e ujit


Shkencëtarët amerikanë thonë se kanë gjetur provën më bindëse deri tani se në sipërfaqen e planetit Mars herë pas here shfaqet prania e ujit. Kenneth Edgett, një nga shkencëtarët i cili e njoftoi këtë zbulim të Nasës, thotë se një sërë fotografish të kanaleve në sipërfaqen e Marsit flet për ndryshime që mund të kenë ndodhur për shkak të rrjedhjes së ujit. Shkencëtarët e Nasës thonë se atmosfera e Marsit është aq e rrallë dhe e ftohtë saqë nuk mund ta mbajë ujin në gjendje të lëngët, por uji mund të depërtojë në sipërfaqe nga ndonjë burim i brendshëm para se ai të ngrijë apo të evaporohet. Prania e ujit shihet si diçka e rëndësishme sepse uji, thonë shkecëtarët, është i domosdoshëm për ekzistencën e jetës në një planet.

XS
SM
MD
LG