Lidhje

Sheshel vendos t’i japë fund grevës së urisë


Udhëheqësi ultranacionalist serb Vojisllav Sheshel vendosi t’i japë fund grevës së tij të urisë pasi një komision apeli i gjykatës së Hagës plotësoi kërkesën e tij për t’u vetëmbrojtur gjatë gjykimit.

Shesheli hyri në grevë urie më 11 nëntor për të protestuar ndaj kushteve të gjykimit të tij. Përveç kërkesës për t’u vetmbrojtur, ai kishte kërkuar gjithashtu të drejtën për të zgjedhur këshilltarët e tij ligjorë dhe vizita të pakufizuara nga bashkëshortja e tij.

Komisioni i apelit urdhëroi gjithashtu që gjykimi të shtyhet derisa gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet sa të jetë në gjendje të vetëmbrohet në gjyq. Shesheli drejton partinë radikale serbe. Ai përballet me akuza për krime të kryera nga grupet paraushtarake të komanduara prej tij në konfliktin ballkanik në vitet 1990.//lk

XS
SM
MD
LG