Lidhje

Kofi Annan: Konflikti në Irak mund të çojë në luftë rajonale


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, thotë se acarimi i konfliktit në Irak i ka shtuar mundësitë e një lufte civile në vend ose edhe të një konflikti rajonal. Zoti Annan e bëri këtë vlerësim në një raport që i paraqiti dje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se gjakderdhja sektare në Irak ka çuar në një rreth vicioz dhune, të nxitur nga vrasjet hakmarrëse. Ai tha se sfida është jo vetëm shuarja e dhunës por parandalimi i shtimit të saj. Zoti Annan propozoi mbajtjen e një konference ndërkombëtare për të nxitur pajtimin kombëtar.

Ndërkaq, burimet e lajmeve thonë se Iraku do të mbajë një konferencë të pajtimin kombëtar javën e ardhëshme, sipas propozimit që bëri të martën Kryeministri irakian Nouri al-Maliki. Burimet thonë se konferenca do të zhvillohet më 16 dhjetor.

XS
SM
MD
LG