Lidhje

Mund të fillojmë bisedimet gjashtëpalëshe mbi programin bërthamor të Phenianit


Njoftohet se vazhdojnë përgatitjet për të rifilluar të shtunën e ardhshme bisedimet e ngecura gjashtëpalëshe mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut. Nuk është bërë ndonjë konfirmim zyrtar, por gazeta Washington Post shkruan se kryenegociatori amerikan në bisedime, Kristopher Hill, do të bëjë së shpejti një njoftim zyrtar. Në një intervistë me gazetën, zoti Hill nuk dha hollësi, por theksoi se bisedimet po fillojnë.

Njoftimet e shtypit në Azi bëjnë gjithashtu të ditur se vazhdojnë përgatitjet për fillimin e bisedimeve mbi programin bërthamor të Phenianit më 16 dhjetor.

Koreja e Veriut i ka bojkotuar bisedimet për më shumë se një vit në protestë kundër bllokadës amerikane ndaj transaksioneve ndërkombëtare koreano-veriore. Pheniani njoftoi nga fundi i tetorit se ishte i gatshëm të kthehet në bisedime, vetëm pak javë pasi kishte zhvilluar një provë bërthamore. //az//
XS
SM
MD
LG