Lidhje

Zhvillohen hetime mbi një të njohur të ish-agjentit rus Litvinjenko


Zyrtarët gjermanë thonë se po zhvillojnë hetime mbi një të njohur të ish-agjentit rus Aleksandër Litvinjenko, pasi substanca radioaktive Polonium 210 u gjet në banesa ku kishte qëndruar ky person në Gjermani.

Prokurorët thanë se po hetojnë nëse biznesmeni rus Dmitri Kovtun ka kaluar në mënyrë të paligjshme nëpër duar lëndë radioaktive.

Dje, hetuesit gjermanë thanë se kishin gjetur gjurmë radioaktiviteti në ndërtesa ku ka qenë Kovtun, i cili u takua me Litvinjenkon më 1 nëntor. Litvinjenko u sëmur atë ditë dhe vdiq më 23 nëntor.

Njoftohet se zoti Kovtun, një ndër tre rusët që u takuan me Litvinjenkon në Londër atë ditë, është shtruar në një spital të Moskës për analiza për radioaktivitet.

Në një deklaratë në shtratin e vdekjes, Litvinjenko fajësoi Presidentin Putin për helmimin e tij. Moska ka mohuar vazhdimisht se ka pasur gisht në vdekjen e agjentit. //ze//

XS
SM
MD
LG