Lidhje

Muhamad Junuz e cilëson varfërinë si kërcënim për paqen botërore


Fituesi i Çmimit Nobel të Paqes, Muhamad Junuz, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të luftojnë varfërinë, duke e cilësuar atë si një kërcënim për paqen botërore.

Duke pranuar sot në Oslo çmimin prestigjoz prej 1,3 milionë dollarësh, zoti Junuz tha se pakënaqësia, armiqësia dhe zemërimi i krijuar nga varfëria e madhe nuk mund të mbrojnë paqen në asnjë shoqëri.

Fituesi i Çmimit Nobel të Paqes tha gjithashtu se terrorizmi nuk mund të mposhtet me operacione ushtarake. Ai tha se shpenzimi i parave dhe burimeve për të përmirësuar jetën e të varfërve është një strategji më e mirë për arritjen e një paqeje të qëndrueshme se sa shpenzimi i këtyre parave për armë.

Komisioni i dha Çmimin Nobel të Paqes për këtë vit, ekonomistit nga Bangladeshi, për punën e Bankës së tij Gramin. Ai krijoi bankën 30 vjet më parë për dhënien e huave të vogla njerëzve të varfër për një interes të vogël ose edhe pa interes. Pothuajse të gjithë huamarrësit ishin gra. Banka ka ndihmuar në zvogëlimin e varfërisë në Bangladesh. //ze//

XS
SM
MD
LG