Lidhje

Kosovë: Arrestohen dy persona për incidentin në Kuvendin e LDK-së

  • Linda Karadaku-Ndou

Policia e Kosovës arrestoi dy persona në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Personat po mbahen nën arrest ndërkohë që po zhvillohen hetime rreth tyre. Një zëdhënës i policisë së Kosovës tha se ekziston mundësia që të ngrihen akuza dhe të bëhen arrestime të tjera. Ai pohoi gjithashtu se gjatë incidentit janë plagosur dy policë dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Zyra Amerikane në Prishtinë dënoi të djelën dhunën e mbrëmshme në kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se ajo u nxit nga ata që ishin të pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve. “Në politikën demokratike nuk ka rol për këtë lloj sjelljeje, tha Zyra Amerikane, duke nënvizuar se pret të punojë me udhëheqësit e rinj të zgjedhur të LDK-së në një numër çështjesh të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, përfshi edhe procesin e statusit”. Zyra Amerikane tha se zgjedhjet në Lidhjen Demokratike u zhvilluan nëpërmjet një procesi të drejtë dhe transparent. Shefja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, Tina Kajdanov, i shprehu të njëjtin qëndrim të djelën Presidentit Fatmir Seidiu në një takim që ata patën në Prishtinë. //az//

XS
SM
MD
LG