Lidhje

Shqipëria përballë rrezikut të një krize të plotë politike


Shqipëria rrezikon të futët në një spirale të rrezikshme krize politike pas vendimit të opozitës per të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 20 janarit. Socialistët vendosën në mbrëmje gjatë një mbledhje të asamblesë së tyre se ''distancohen nga çdo proces elektoral antikushtëtues e antiligjor pa standarde demokratike që synon deformimin e vullnetit të zgjedhësve shqiptarë më 20 janar. Sipas tyre po imponohet dhunshëm një ''farsë ku asnjë forcë progresiste nuk mund të marrë pjesë''.

Me rezolutën është bashkuar edhe partia tjetër e majtë Levizja Socialiste për Integrim. Të gjitha forcat e majta pritet të mos regjistrohen për garën elektorale, afati per të cilën u mbyll të hënën në mesnatë.

Shumica e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha duket e vendosur të mos ndryshojë qendrim. Zoti Berisha e bëri fare të qartë se e djathta do të futët në zgjedhje edhe pa opozitën. Kryeministri akuzoi liderin socialist Edi Rama se ''po tërheq zvrrë vendin për intëresat e tij personale''.

Me vendimin e së hënës procesi zgjedhor futet në një udhëkryq pa rrugëdalje. E majta është shprehur në vendimin e saj se nuk ''do të pranojë asnjë udhëzim apo rregull të imponuar në rrugë të njëanshme e që zgjat zinxhirin e zgjedhjeve të kontestuara, të deformuara e të papranueshme'', duke paralajmeruar ne ketë mënyrë se perfaqesuesit e saj që kontrollojnë shumicën e bashkive dhe komunave të vendit nuk do të bashkepunojnë për hartimin e listave të votuesve, kompetëncë që ligji ua njeh eskluzivisht atyre. Një qendrim i tillë do të bllokonte thuajse tërësisht procesin që tashmë mbeshtetet vetëm në kodin e vjetër zgjedhor shumë prej afateve të të cilit jane tëjkaluar prej muajsh.

Për situatën e krijuar gjatë ditës u shprehën të shqetësuar dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian të cilët ndodhen në Tiranë për takimin e radhës me autoritetet shqiptare. I ngarkuari për Shqipërinë dhe Bosnjen, Dirk Langhe u shpreh se ''procesi do të monitorohet me shumë kujdes. Nëse do të ketë hapa prapa kjo do të ndikojë marredhëniet mes Tiranës dhe Brukselit si dhe vetë imazhin e Shqiperisë''.

XS
SM
MD
LG