Lidhje

Siria dhe Iraku rihapin ambasadat e tyre në kryeqytetet e njeri tjetrit


Siria dhe Iraku rihapën sot ambasadat e tyre në kryeqytetet e njeri tjetrit për herë të parë në më shumë se 20 vjet.

Siria dhe Iraku ranë dakord muajin e kaluar të rivendosin marrëdhënie diplomatike, të cilat u ndërprenë si pasojë e mbështetjes së Sirisë për Iranin gjatë luftës Irak-Iran në vitet 80.

Ndërkohë nga shpërthimet sot në Bagdat u vranë të paktën 2 veta, përfshirë edhe një polic.

Policia irakiane njoftoi se persona të armatosur të veshur me uniformën e ushtrisë irakiane vodhën sot një milion dollarë dhe rrëmbyen 4 roje të sigurimit nga një makinë, që po transportonte paratë për në bankën qëndrore të Bagdatit.

Po sot, sipas ushtrisë amerikane, një helikopter i marinës me 21 vetë në bord bëri një ulje të detyruar në provincën Anbar, duke shkaktuar plagosjen e 18 vetëve. Zyrtarët ushtarakë thonë se incidenti nuk duket të jetë shkaktuar nga veprimet e armikut.

Autoritetet ushtarake amerikane thanë se nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës dje në Bagdat u vranë 3 ushtarë amerikanë. //ze//

XS
SM
MD
LG