Lidhje

Marrëveshje për pakësimin e numrit të paqeruajtësve në Bosnje


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, që janë mbledhur në Bruksel kanë arritur një marrëveshje paraprake për pakësimin e numrit të forcave paqeruajtëse në Bosnje-Hercegovinë, por jo për një tërheqje të plotë.

Ministrat thanë se gjendja e sigurisë në vend është përmirësuar, por jo aq sa të bëjë të mundur tërheqjen e afro 6 mijë trupave paqeruajtëse.

Që të hyjë në fuqi, plani për pakësimin e trupave duhet të marrë një miratim përfundimtar në muajin shkurt. Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se nëse plani pranohet, forcat do të pakësohen mbi 50 për qind dhe në maj të vitit të ardhshëm pritet të ketë 2 mijë e 500 trupa.

Bashkimi Evropian mori përsipër misionet paqeruajtëse në vitin 2004 nga forcat e Natos, të cilat kishin ruajtuar paqen që pas Marrëveshjeve të Dejtonit që u dhanë fund luftimeve në Bosnje. //ze//

XS
SM
MD
LG