Lidhje

Ministrat e Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut takohen në Tiranë


Ministrat e mbrojtjes të Kartës Adriatik 3 - Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia - zhvilluan sot në Tiranë një takim për të diskutuar angazhimet dhe për të forcuar bashkëpunimin në rrugën e integrimit drejt NATO-s.

Në takim u planifikuan disa veprimtari të përbashkëta që forcojnë lidhjet mes forcave ushtarake të këtyre vendeve në përpjekjet për të plotësuar standartet e Aleancës. Takimin e përshëndeti edhe Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, i cili theksoi angazhimin e shoqërisë dhe te shtetit shqiptar për anëtarësim në NATO.

Ministrat shprehën optimizëm për shpresat që solli Samiti i Rigës mbi ftesat e pritshme për anëtarësim në NATO, dhe u angazhuan të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre në misionet euro-atlantike të sigurisë dhe stabiltetit.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, tha se reformat politike e ushtarake në Shqipëri po ecin në rrugën e duhur, me mbeshtetjen e gjithë qarqeve politike dhe të shoqërisë. Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.//lk

XS
SM
MD
LG