Lidhje

Diskavëri ankorohet në Stacionin Orbital Ndërkombëtar


Anija amerikane e hapësirës Diskavëri u ankorua në Stacionin Orbital Ndërkombëtar për të filluar riparime në shkallë të gjerë të cilat do të zgjasin një javë.

Astronautët do të instalojnë një pajisje të re dy tonëshe, që do të ndihmojë për të furnizuar stacionin me energji elektrike, informacione dhe lëndë ftohëse. Sistemi i përkohshëm i furnizimit me energji të stacionit, i cili përdoret që prej gjashtë vjetësh, do të zëvendësohet me panele të reja diellore.

Zyrtarë të agjencisë amerikane të hapësirës, NASA thonë se ky është misioni më i komplikuar i rinovimit i ndërmarrë deri më sot nga kjo agjenci. Ata thanë se ankorimi i djeshëm i anijes me stacionin orbital ishte diçka rutinë, por astronautët përdorën krahun robot të stacionit për të kontrolluar një pjesë të anijes Diskavëri ku sensorët kishin zbuluar një difekt të parëndësishëm. Zyrtarët e NASA-s thanë se nuk besojnë që difekti të ketë ndonjë ndikim negativ në misionin e anijes.//lk

XS
SM
MD
LG