Lidhje

Funerali i Pinoçetit: Përkrahësit fishkëllejnë ministren e mbrojtjes


Përkrahësit e ish diktatorit kilian Augusto Pinoçet e vërshëllyen të vetmin zyrtar të qeverisë së Kilit që kishte shkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e përmortshme. Ish udhëhqësi i Kilit vdiq të djelën në moshën 91 vjeçare.

Pjesëmarrësit në ceremoninë ushtarake mortore në Shkollën Ushtarake në Santiago, hodhën parrulla kundër Ministres së Mbrojtjes Viviane Blanlot, e cila mori pjesë në varrim, në vend të presidentes Mishel Bashle.

Gjatë ceremonisë, miq dhe anëtarë të familjes, e vlerësuan Pinoçetin, siç u shprehën ata “për shpëtimin e vendit nga kaosi”. Pinoçeti erdhi në pushtet në vitin 1973 duke përmbysur një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike. Trupi i tij do të digjet në një vend që nuk është bërë publik.

Familja e Pinoçetit ka thënë se nëse do të varrosej, varri i tij do të bëhej objekt vandalizmi. Për shkak të sëmundjes gjatë shumë viteve, ai është lejuar të mos dalë në gjyq për më shumë se 3 mijë viktimat që vdiqën gjatë diktaturës së tij nga viti 1973 deri më 1990. //ii

XS
SM
MD
LG