Lidhje

Bosnje: Ekspertët zhvarrosin eshtrat e rreth 114 individëve në Bërçko


Ekspertë të kriminalistikës në Bosnje nxorrën eshtrat e rreth 114 individëve dhe rreth 160 fragmente të tjera eshtrash nga një varrezë masive në afërsi të qytetit Bërçko.

Eshtrat mendohet të jenë ato të rreth 500 kroatëve dhe myslimanëve, që figurojnë të zhdukur që nga konflikti ballkanik.

Murat Hurtiç, anëtar i Komisionit për Personat e Zhdukur në Bosnje, tha se në varrezë u gjetën edhe tri dokumente identifikimi që u përkasin banorëve të zhdukur të kësaj zone. Forcat serbe të Bosnjes e morën qytetin nën kontroll në vitin 1992, në fillim të konfliktit.

Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës ka dënuar dy serbë të Bosnjes për vrasje dhe krime të tjera të kryera në një kamp-burg në Bërçko. Dy të dënuarit, Goran Jelisiç dhe Ranko Çesiç po kryejnë dënime me 40 dhe 18 vjet burg. //ii

XS
SM
MD
LG