Lidhje

BE pritet ta ngadalësojë ritmin e pranimeve


Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se udhëheqësit e 25 vendeve anëtare, që hapin nesër një takim të nivelit të lartë në Bruksel, do të ngadalësojnë zgjerimin e mëtejshëm, ndërsa përpiqen të integrojnë plotësisht 10 vendet që u anëtarësuan në vitin 2004.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Olli Ren i tha Parlamentit Evropian se organizata duhet ta ruajë ritmin e zgjerimit, por theksoi se vendet kandidate duhet të plotësojnë rregullat e rrepta të anëtarësimit.

Rumania dhe Bullgaria pritet të anëtarësohet zyrtarisht në Bashkimin Evropian më 1 janar. Kandidatëve të tjerë, përfshirë Kroacinë, Maqedoninë dhe Turqinë do t’u duhet të presin më gjatë.

Udhëheqësit e vendeve anëtare pritet të miratojnë vendimin e Ministrave të Jashtëm, për të pezulluar përkohësisht negociatat për anëtarësim me Turqinë, pasi ky vend nuk normalizoi marrëdhëniet tregëtare me Qipron. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke e kritikoi veprimin e BE-së si të padrejtë dhe si një dorëzim ndaj presionit të pjesës greke të Qipros.//lk

XS
SM
MD
LG