Lidhje

Ulen rastet e kancerit të gjirit


Studiuesit thonë se numri i rasteve me kancer në gji në Shtetet e Bashkuara ra ndjeshëm në vitin 2003, një vit pasi shumë gra ndaluan përdorimin e terapisë e zëvendësimit të hormoneve.

Në një konferencë në San Antonio, Teksas, shkencëtarët thanë se rastet e kancerit të gjirit ranë 7 përqind nga viti 2002 në vitin 2003. Në një deklaratë thuhet se rënia më e madhe, rreth 12 përqind, ishte tek gratë e grupmoshës 50 deri në 69 vjeç të cilat ishin diagnostikuar me një tip kanceri që përhapej nga përdorimi i hormoneve.

Studiuesit megjithatë theksuan se arsyet për këtë rënie nuk janë ende të përcaktuara mirë pasi analizat u bazuan në statistikat e popullësisë. Studimi u krye nga studiuesit e Universitetit të Teksasit.

XS
SM
MD
LG