Lidhje

Në Irak vazhdon konferenca për ripajtimin kombëtar


Konferenca për ripajtimin kombëtar të Irakut, që po mbahet në Bagdat ka hyrë në ditën e dytë.

Delegatët në konferensë po përpiqen të gjejnë mënyra të reja për t’i dhënë fund dhunës sektare që ka lënë të varë rreth 100 vetë çdo ditë.

Një ligjvënës shiit tha se Kryeministri Nouri la-Maliki do të shpallë sot planin e amnistisë për disa të burgosur. Zoti Maliki ka thënë se do të amnistojë ata të burgosur që nuk kanë marrë pjesë në vrasjet e forcave të koalicionit dhe civilëve irakianë.

Dje, zoti Maliki i zgjati dorën e pajtimit arabëve sunni, duke ftuar ish anëtarët e ushtrisë së kohës së Sadam Huseinit të hynë në ushtrinë e re të Irakut.

Shtëpia e Bardhë tha se është e inkurajuar nga deklaratat e zotit Maliki. Një anëtar i Këshillit të Sigurimit Kombëtar tha se zoti Maliki përsëriti angazhimin e tij për të vënë nën kontroll ekstremistët dhe kryengritësit.

XS
SM
MD
LG