Lidhje

Shpallen kandidaturat për Globin e Artë


Filmi “Babel” udhëheq kandidaturat për Globin e Artë me shtatë të tilla, përfshi aktorin Brad Pitt në kategorinë e aktorit të dytë.

Ngjarja rrënqethëse sesi familje të ndryshme në botë janë lidhur përmes një plagosje tragjike në Afrikën e Veriut kandidon gjithashtu në kategorinë e filmit më të mirë. Po në këtë kategori konkuron edhe filmi i tipit mafioz “The Departed” i cili fitoi gjashtë kandidatura përfshi këtu edhe regjisorin Martin Scorsese. Filmi “Boby” që flet për Robert Kenedin, filmat “Little Children” dhe “The Queen”.

Helen Mirren realizoi një aktrim të përkryer duke fituar 3 kandidatura si në filma ashtu edhe televizion. Ndërsa aktori Leonardo DiCaprio kandidon për dy çmime Globi i Artë. Faktikisht njëri nga kundrështarët e tij është vet ai pasi konkuron për aktorin më të mirë me dy filma “The Departed” si dhe “Blood Diamond”.

Clint Eastwood gjithashtu ka dy kandidatura për regjisorin më të mirë me filmat për Luftën e Dytë Botërore, “Flags of our Fathers” si dhe “Letters from Iwo Jima”.

Në radhë vjen Toni Collete. Federata e Shtypit të Huaj e propozoi atë për dy kandidatura në filmin muzikor “Miss Sunshine”, film i cili kandidon në zheanrin e komedisë muzikale sikurse edhe filmi tjetër “Dream Girls” dhe komedia e britanikut Sacha Baron Cohen me titull “Borat”

Për vite të tëra, Globi i Artë si të thuash ka parapërcaktuar edhe fituesit e çmimeve të akademisë të njohura ndryshe si Oscars. Por dy vitet e fundit nuk ishin në gjendje të përcaktonin filmat më të mirë. Fituesit e Globit të Artë ku përfshihen 13 kategori për filmat dhe 11 për televizion do të shpallen me 15 janar, tetë ditë para shpalljes së kandidaturave për çmimet Oscar.

XS
SM
MD
LG