Lidhje

Rumsfeld: Amerikanët nuk hezitojnë të mbrojnë mënyrën e tyre të jetesës edhe pse nuk e duan luftën


Presidenti Bush dhe personalitete të tjera u mblodhën dje në Pentagon për t’i dhënë lamtumirën Sekretarit të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, i cili largohet nga posti të hënën. Presidenti dhe të tjerët e vlerësuan atë për dedikimin dhe udhëheqjen gjatë gjashtë vjetëve të fundit.


Ndërkohë që banda luante marshe dhe qindra njerëz shikonin paradën në sheshin e Pentagonit, udhëheqës ushtarakë dhe civilë ishin mbledhur për tës hprehur respektine tyre për Sekretarin, shpesh herë kontradiktor të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld.

Presidenti Bush e karakterizoi atë si “një nga nëpunësit më të kualifikuar, më energjikë dhe më të dedikuar amerikanë”, një njeri me “vizion strategjik” e devocion të patundur për vendin dhe burrat e gratë në uniformë.

“Ky njeri di si të udhëheqë, dhe ai ka udhëhequr. Në saje të tij, vendi ynë është në kushte më të mira sot”.

Presidenti e vlerësoi zotin Rumsfeld për udhëheqjen e ushtrisë amerikane në dy luftëra, duke ndihmuar popujt e Irakut dhe Afganistanit të fitonin lirinë, duke drejtuar transformimet në Departamentin e Mbrojtjes dhe në aleancën e NATO-s dhe duke riorganizuar strukturën e komandës ushtarake amerikane pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Ceremonia e djeshme u zhvillua jo larg nga ku një avion udhëtarësh, i rëmbyer nga terroristët u përplas në ndërtesën e Pentagonit.

Miku dhe kolegu i zotit Rumsfeld për një kohë shumë të gjatë, nënpresidenti Dick Cheney, bëri shaka me të si një drejtues i rreptë, por tha gjithashtu se nuk do të kishte qënë në këtë sot, në qoftë se nuk do të kishte përvojën e fituar duke punuar me zotin Rumsfeld në fillimet e karierës së tij. Zoti Cheney bëri këtë vlerësim të lartë mbrojtës për Sekretarin Rumsfeld.

“Unë besoj se i kaluar flet vetë. Don Rumsfeld është Sekretari më i mirë i Mbrojtjes që ka patur ndonjëherë ky vend”.


Por mandanti i zotit Rumsfeld në Pentagon pati edhe disa momente kundërthënëse. Mes shumë vështirësive, ai u akuzua se nuk kishte caktuar mjaft trupa dhe nuk kishte hartuar strategjinë e nevojshme për të siguruar stabilitetin e pas-luftës në Irak dhe Afganistan, dhe se kishte lejuar abuzimin e të burgosurve në Abu Ghraib të Bagdadit dhe gjetkë.


Në fjalën e tij të lamtumirës, Sekretari 74 vjeçar i Mbrojtes, duket se u prek nga duartrokitjet e të pranishëmve. Ai falenderoi përzëmërsisht duke thënë se kjo përcjellje e ngrohtë ishte shumë e rëndësishme për të. Në fjalën e tij ai paralajmëroi amerikanët që të mos sprapsen në Irak, megjithë “agoninë” dhe “shëmtinë” e luftës. Ai tha se një gjë e tillë do të inkurajonte armiqtë e Amerikës.

“Sot duhet të jetë e qartë se jo vetëm që dobësia ës htë provokuese, pro edhe mendimi se ne mund të jemi të dobët mund të jetë provokues. Nëse armiqtë tanë arrijnë në përfundimin se Shtetet e Bashkuara nuk kanë vullnetin apo vendosmërinë për të përmbushur misione që kërkojnë dhe durim, kjoështë po aq e rrezikshme sa edhe mungesa e balancën në fuqinë ushtarake konvencionale”.

Sekretari Rumsfeld paralajmëroi gjithashtu ata që do të tentojnë të kërcënojnë Shtetet e Bashkuara që të mos konkludojnë se amerikanët hezitojnë të mborjnë mënyrën e tyre të jetesës, vetën pse ata nuk e duan luftën.

E hëna do të shënojë edhe fundin e mandatit të dytë të Donald Rumsfeldit në postin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes. Ai shërbeu në këtë post edhe gjatë adminsitratës së Presidentit Ford në vitet 70-të. Ai ka qënë njëkohësisht sekretari më i ri dhe më i moshuar në këtë post dhe për të dy këto periudha shërbimi ai e ka mbajtur këtë post më shumë se kushdo tjetër, përveç Robert McNamarës, i cili shërbeu gjatë luftës së Vietnamit dhe vetëm 11 ditë më shumë se Donald Rumsfeldi.

XS
SM
MD
LG