Lidhje

Në janar pritet kalimi i parë tranzit i trupave të Natos në Serbi


Një zyrtar në Serbi thotë se muajin e ardhshëm pritet të realizohet kalimi i parë tranzit i trupave të NATO-s në këtë vend.

Zëvendës Ministri i Jashtëm Bratislav Gjorgjeviç që është i ngarkuar me marrëdhëniet e Serbisë me NATO-n thotë se forcat e para do të jenë njësi të NATO-s që çojnë furnizime për misionet në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Komentet e tij u botuan sot në gazetën Blic.

Gazeta citon zotin Gjorgjeviç të thotë se deri në fund të këtij viti ose në fillim të Janarit, të dyja palët do të nënshkruajnë një marrëveshje për hollësitë teknike, mes së cilave rrugët nga do të kalojnë autokolonat e NATO-s përmes vendit dhe mënyrën sesi do të realizohen misionet.

Zyrtari serb tha gjithashtu se tani për tani avionët e NATO-s nuk do të përdorin aeroportin e Beogradit. Serbia u fut të enjten në programin e Partneritetit për Paqen. NATO-ja hap të hënën një zyrë në Beograd. //ad//

XS
SM
MD
LG