Lidhje

Ish-kryeministri italian Berluskoni ka vendosur të operohet në SHBA


Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, të cilit i ra të fikët muajin e kaluar ndërsa po mbante fjalim, ndodhet në Shtetet e Bashkuara për analiza mjeksore.

Zëdhënësi i zotit Berluskoni i tha zgjencisë së lajmeve ANSA dje se manjati 70 vjeçar i medias po bën analizat e zakonëshme. Ai nuk përmendi ndonjë emër spitali.

Më parë, aleati politik i zotit Berluskoni, Umberto Bossi i qendrës së djathtë tha se Berluskoni kishte vendosur të operohej në Amerikë dhe u bëri thirrje italianëve ta mbështesin, duke thënë se kjo do ta ndihmonte atë të përmirësohej më shpejt.

Zoti Berlusconi humbi ndjenjat gjatë një fjalimi muajin e kaluar dhe gjendja e tij u komentua se kishte qënë pasojë e rahjeve të çrregullta të zemrës dhe shtypi italian ka njoftuar se atij do t’i vihet një aparat për rregullimin e rahjeve të zemrës.

Një javë pas rrëzimit, zoti Berluskoni udhëhoqi një protestë të madhe në Romë kundër qeverisë së qendrës së majtë të Italisë.
XS
SM
MD
LG