Lidhje

Gjysmë-Hëna e Kuqe ndërpret operacionet në Bagdat


Gjysmë-Hëna e Kuqe në Irak njoftoi se po ndërpret të gjitha operacionet në Bagdat për shkak të rrëmbimeve masive në zyrën e saj më të madhe në kryeqytetin irakian.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate tha se ndërprerja e operacioneve do të vazhdojë deri në një njoftim të ri, por zyrat e këtij grupi në provinca të tjera të Irakut do të vazhdojnë të funksionojnë.

Zyrtarë irakianë thanë se persona të armatosur të veshur me uniformën e ushtrisë irakiane morën dje peng 30 burra nga zyra e agjencisë humanitare. Disa prej pengjeve janë liruar, por zyrtarët e Gjysmë-Hënës së Kuqe thanë se mbi 20 veta vazhdojnë të mbahen peng. Gjetkë në Bagdat, zyrtarët thanë se një makinë bombë shpërtheu afër një tregu në një lagje suni, duke shkaktuar 5 të vrarë dhe të paktën 14 të plagosur.

Gjithashtu zyrtarët në Bagdat thanë se një ministër i kabinetit irakian pas periudhës së Sadam Huseinit, i burgosur për korrupsion, u arratis nga burgu. Zyrtarët thanë se Ajham al-Samarrai, i cili ka qytetari të dyfishtë, irakiane dhe amerikane, u arratis vetëm 2 muaj pas dënimit të tij. //rd//

XS
SM
MD
LG