Lidhje

Luftime të ashpra mes grupeve rivale palestineze Fatah dhe Hamas


Fraksionet rivale palestineze Hamasi dhe Fatahu, u përleshën sot në Rripin e Gazës, megjithë një marrëveshje dy ditore armëpushimi.

Sipas burimeve spitalore nga qyteti i Gazës, të paktën 5 persona u vranë, përfshirë një polic të Hamasit dhe dy roje të Fatahut. Të paktën 18 civilë, përfshirë 5 fëmijë, u plagosën.

Në veri të Rripit të Gazës, sipas njoftimeve, shpërtheu një përleshje tjetër, kur persona të armatosur të Hamasit rrethuan një zyrë sigurimi të Fatahut në kampin Xhabalija.

Presidenti palestinez Mahmud Abaz, i fraksionit Fatah, u bëri thirrje të dyja palëve për armëpushim.

Ndërsa luftimet u përhapën, mbreti Abdullah i Jordanisë, tha se është gati të organizojë bisedime mes të dyja palëve. //ad//

XS
SM
MD
LG