Lidhje

6 vende, perfshirë Shqiperinë, nënshkruan marrëveshjen CEFTA


Udhëheqës të 6 vendeve evropiane nënshkruan Marrëveshjen për Tregëti të Lirë në Evropën Qendrore. Gjatë ceremonisë së zhvilluar sot në Bukuresht, 6 vende, Shqipëria, Bosnja, Serbia, Moldavia, Mali i Zi dhe Kosova hynë në një bllok tregtar së bashku me Rumaninë, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Kroacinë.

Synimi i marrëveshjes është liberalizimi i tregtisë, hapja e vendeve të reja punës dhe tërheqja e investime të huaja në rajon, ndërsa këto vende ecin drejt anëtarësisë në Bashkimin Evropian.

Komisioneri evropian për zgjerimin, Olli Rehn i përshëndeti vendet e reja për përpjekjet e tyre për të forcuar bashkëpunimin rajonal. Rumania dhe Bullgaria pritet të tërhiqen nga marrëveshja e sotme, kur të fitojnë anëtarësinë e plotë në Bashkimin Evropian më 1 janar. //ad//

XS
SM
MD
LG