Lidhje

Policia kroate ndalon 28 imigrantë të paligjshëm shqiptarë


Policia kroate ka ndaluar një grup imigrantësh të paligshëm nga Shqipëria, të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin për t’u futur në Slloveni.

Agjencia kroate e lajmeve HINA njofton se 12 nga 28 personat e ndaluar ishin nga mosha 15 deri 17 vjeç.

Policia thotë se të ndaluarit arritën në Kroaci pasi ishin futur në mënyrë të paligjshme në Serbi dhe më pas në Bosnje-Hercegovinë në fillim të muajit. Imigrantët u ndaluan në qytetin kroat Kociçi, pranë qytet Buzet në kufi me Slloveninë. //ad//

XS
SM
MD
LG