Lidhje

Sekretari i Mbrojtjes Gejts viziton trupat amerikane në Bagdat


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, tha se gjatë vizitës së tij të panjoftuar më parë dje në Bagdat ai diskutoi lidhur me një rritje të mundshme të numrit të forcave amerikane në Irak.

Sekretari Gejts u takua me zyrtarë irakianë dhe komandantë ushtarakë amerikanë, dy ditë pas fillimit të detyrës së tij të re. Zoti Gates tha se para se të merret një vendim, zyrtarët amerikanë duhet të shqyrtojnë se me sa vetë do të rritet numri i trupave, në se kjo është e mundur, dhe se cili do të jetë misioni i tyre.

Vizita e sekretarit Gejts përkoi me njoftimin e policisë irakiane se kishte gjetur 76 trupa në kryeqytet. Sipas policisë, shumë prej viktimave ishin qëlluar me armë zjarri ose kishin shenja torturash.

Gjithashtu, dy sulme të veçanta me makinë-bombë vranë të paktën 15 vetë në Bagdad, ndërsa ushtria amerikane tha se nga shpërthimi i bombave u vranë dy ushtarë amerikanë në kryeqytetin irakian.

Komandanti i forcave amerikane në Lindjen e Mesme, gjenerali John Abizaid, njoftoi se do të dalë në pension vitin e ardhshëm. //ze//

XS
SM
MD
LG