Lidhje

Përparim në bisedimet me Phenianin


I dërguari amerikan në bisedimet 6-palëshe mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut u shpreh optimist lidhur me përparimin e shënuar në takimet e kësaj jave, megjithë një fillim të vështirë të hënën.

I dërguari amerikan në bisedime, Chris Hill, ra dakord sot me palët në bisedime për t’i zgjeruar takimet në Pekin deri të premten, një ditë më shumë nga sa ishte planifikuar fillimisht. Zoti Hill tha se bisedimet kanë qenë tepër të vlefshme gjatë një ditë e gjysëm të fundit dhe se është e mira që ato të vazhdojnë.

Zoti Hill i bëri këto komente sot, me sa duket pas një ndryshimi nga dita e parë e bisedimeve, kur Koreja e Veriut e deklaroi veten fuqi bërthmore dhe kërkoi heqjen e të gjitha sanksioneve të Kombeve të Bashkuara dhe të Shteteve të Bashkuara. //rd//

XS
SM
MD
LG