Lidhje

Sulmi vetvrasës në Bagdat u merr jetën 15 vetëve


Policia irakiane tha se një person hodhi veten në erë sot në mëngjes pranë një qendre rekrutimi policësh në Bagdad, duke shkaktuar vdekjen e 15 vetave dhe plagosjen e 15 të tjerëve. Në një deklaratë të ushtarisë thuhet se personi kishte veshur një jelek me eksplozivë dhe se nga shpërthimi u vranë 3 policë dhe 12 rekrutë.

Ndërkohë, në ditën e dytë të vizitës në Bagdat, sekretari i ri amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, shprehu mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për qeverinë irakiane. Zoti Gejts ka patur takime me komandantë të ushtrisë amerikane si dhe me zyrtarë irakianë. Ai u tha gazetarëve se kishte diskutuar mbi mënyrat që forcat e koalicionit dhe qeveria irakiane të punojnë së bashku për të përmirësuar gjendjen politike, ushtarake dhe ekonomike. //rd//

XS
SM
MD
LG